Mediat serbe: 3 avionë me ushtarë të UÇK-së kanë fluturuar  për Holandë?
Rajoni dhe Politika

Mediat serbe: 3 avionë me ushtarë të UÇK-së kanë fluturuar për Holandë?

11.Jan.2019 07:56
0

Tre avionë nga Prishtina kanë fluturuar sonte në drejtim të Holandës me ish-ushtarët të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët do të gjykohen nga Gjykata Speciale.

Kështu raporton televizioni shtetëror, RTS, duke u thirrur në burimet e saja.

Sipas mediumit publik të Beogradit, të gjithë personat që gjendeshin në avion do të jenë të akuzuar nga Specialja.

Ndërsa, zyrtarisht është njoftuar se nga data 14 janar, disa ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dëshmojnë para prokurorisë speciale në Hagë.

Vlen të theksohet se Gjykata do të punojë me ligjet e Kosovës, kurse prokurorët dhe gjyqtarët do të jenë ndërkombëtarë.

Krijimi i kësaj gjykata është bërë apostafat për të hetuar ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilët dyshohet se kanë kryer krime lufte dhe krime të tjera nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Limaj: S’ka ndarje apo shkëmbim territoresh me Serbinë
Larje në pishinën 2 mijë vjeçare në temperaturë - 6 gradë Celcius
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration