Mediat ndërkombëtare shkruajnë për presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmanin
Rajoni dhe Politika

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmanin

05.Apr.2021 09:42
0

Zgjedhja e një gruaje për presidente në Kosovë për herë të dytë mori vëmendje edhe në mediat ndërkombëtare. 

 
 

“Reuters” e nis artikullin duke thënë se Vjosa Osmani, një juriste me profesion, u shkollua në SHBA dhe se ishte kandidatja e Vetëvendosjes për postin e presidentes.

“Vjosa Osmani ishte në detyrë si presidente e Kosovës që nga nëntori i vitit të kaluar kur paraardhësi i saj, Hashim Thaçi, dha dorëheqje për shkak se u përballë me gjyq për krime lufte në Holandë”, shkruan Reuters.

Për zgjedhjen e Osmanit presidente shkroi edhe e famshmja gjermane “Deutsche Welle” e cila në rreshtin e parë e quan atë lidere karizmatike.

“Liderja karizmatike 38 vjeçare mori mbështetjen nga parlamenti në një votim që u bojkotua nga parta serbe. Ish-presidenti Hashim Thaçi e la postin në nëntor pasi u akuzua për krime lufte”, nis shkrimi i DW.

 

Gazeta turke “Anadolu Agency”, derisa dha lajmin se Kosova ka një presidente të re tregoi pak edhe për figurën e Osmanit.





​Rama uron Osmanin: Garanton qëndrueshmërinë për t’u fokusuar tek programi qeverisës
Kosova miraton masa të reja kundër koronavirusit për dy javët e ardhshme
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration