Më 7 dhjetor koncert humanitar në Durrës, Inva Mula fton artistët shqiptarë
Kulturë

Më 7 dhjetor koncert humanitar në Durrës, Inva Mula fton artistët shqiptarë

29.Nov.2019 08:48
0

Inva Mula, sopranoja me famë botërore, si gjithë shqiptarët është prekur shumë nga ngjarja e rëndë e 26 nëntorit ku dhjetëra njerëz kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur.

 Ajo ka postuar në profilin e saj në “Instagram” një foto ku njofton të gjithë se do organizohet një koncert në Durrës më datën 7 dhjetor.

Qëllimi i këtij koncerti është grumbullimi i parave për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmetet e fundit në Shqipëri.

Mula i ka bërë thirrje të gjithë artistëve shqiptarë të bëhen pjesë e këtij koncerti për t’u solidarizuar me njerëzit e prekur nga tërmeti.

“Të gjithë artistët në koncertin Maratonë. Edhe unë. 7 dhjetor në Teatrin e Durrësit”, shkruan sopranoja.

Mënyra më e lehtë si të fshini të dhënat e shumta që keni shpërndarë në internet
Kina me më së shumti misione diplomatike në botë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration