Më 2050 popullsia botërore do të arrijë në 9,7 miliardë
Atraktive

Më 2050 popullsia botërore do të arrijë në 9,7 miliardë

19.Jun.2019 09:55
0

Popullsia e botës pritet të arrijë 9,7 miliardë në vitin 2050 kundrejt shifrës aktuale 7,7 miliardë, me një dyfishim të numrit të popullsisë në Afrikën sub-Sahariane, sipas një raporti të OKB-së të publikuar dje. 

OKB-ja parashikon që popullsia mund të arrijë në rreth 11 miliardë individë në vitin 2100. Raporti “Perspektiva e popullsisë botërore” konfirmon ndërkohë plakjen e popullsisë së botës për shkak të rritjes së jetëgjatësisë dhe një rënie të numrit të lindjeve.

Numri i shteteve që po përjetojnë një rënie të numrit të popullsisë, sa vjen e po rritet, konstaton Departamenti i Çështjeve Ekonomike dhe Sociale i Kombeve të Bashkuara nga ku është bazuar dhe raporti.

Që nga viti 2010, 27 shtete ose territore kanë regjistruar një rënie prej të paktën 1% të numrit të popullsisë, një rënie për shkak të numrit të ulët të lindjeve.

Referuar hulumtimeve të kryera, OKB-ja parashikon që popullsia e Kinës pritet të shënojë një rënie me 31,4 milionë ose rreth 2,2 për qind, midis periudhës 2019-2050/ ATSH-AFP.

Serbia liron pjesëtarin e forcave speciale amerikane, Navy SEAL
Njihuni me origjinën e “Lulet e Majit”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration