McGregor-Nurmagomedov: Orari dhe çdo gjë tjetër që duhet të dini rreth kësaj përballje historike
Sport

McGregor-Nurmagomedov: Orari dhe çdo gjë tjetër që duhet të dini rreth kësaj përballje historike

16.Sep.2018 21:09
0

Në orët e para të së dielës, Conor McGregor do të rikthehet në oktogon pas dy viteve mungesë.

30-vjeçari është rikthyer për titullin e peshave të lehta ndaj rusit, Khabib Nurmagomedov, në kuadër të UFC 229.

 

Përballja mes tyre konsiderohet si më e madhja në histori të artëve të përziera marciale. 

Për të gjithë ata që kanë dëshirën të ndjekin këtë përballje, më poshtë keni të gjitha informacionet e nevojshme:

Në sa ora do të fillojë?

Vendosni alarmet pasi fatkeqësisht është vonë, përballja mes tyre pritet të fillojë në ora 04:00 të së dielës.

Conor McGregor gjatë konferencës për media Las Vegas, Nevada (Foto: Isaac Brekken/Getty Images/Guliver)

Ku do të zhvillohet?

 

Në T-Mobile Arena në Las Vegas, në vendin ku McGregor ishte mposhtur nga Floyd Mayweather.

Statistikat?

Khabib Nurmagomedov: 26 luftëra, 26 fitore.

Conor McGregor: 24 luftëra, 21 fitore dhe tre humbje.

 Kampioni aktual i titullit për pesha të lehta në UFC 229 (Foto: Steven Ryan/Getty Images/Guliver)

Favorit?

Shumica e ekspertëve favorizojnë paksa Nurmagomedovin, por në fund të gjithë pajtohen se rusi që aktualisht është i pamposhtur, nuk është i pandalshëm. /Telegrafi/

 

McAllister: Në fund të nëntorit do të kemi raport final për dialogun
Libri i Elidor Mëhillit mbi Shqipërinë fiton dy çmime prestigjioze në SHBA
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration