Mbi 10 mijë të vdekur nga koronavirusi në botë, 14 mjekë kanë humbur jetën në Itali
Rajoni dhe Politika

Mbi 10 mijë të vdekur nga koronavirusi në botë, 14 mjekë kanë humbur jetën në Itali

20.Mar.2020 13:03
0

Më shumë se 10 mijë persona në të gjithë botën janë konfirmuar tashmë të vdekur nga përhapja e pandemisë së koronavirusit.

Edhe pse në Kinë situata është normalizuar, kur një ditë më parë nuk u regjistrua asnjë rast i ri, por 34 raste të importuara, në Evropë dhe në SHBA situate ka përshkallëzuar, ku në Itali dhe në Spanjë situata është më e rëndë.

Me 427 të vdekur një ditë më parë, numri i vdekjeve në Itali kaloi Kinën, me një total prej 3,405 të vdekurish, ndërsa në Kinë kanë humbur jetën 3,245 persona.

Ajo që është më shqetësuese në Itali, është fakti se janë prekur më shumë se 2 mijë personel mjekësor, nga të cilët kanë humbur jetën 14 mjekë.

Kryetari i komunës: Të respektojmë masat e të mbrojmë vetveten e rrethin ku jetojmë
Kulturë në kushtet e izolimit: Si mund të vizitoni muzetë botërorë nga shtëpia juaj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration