Mbappe shpreson ta fitojë Topin e Artë: Kam bërë gjithçka çfarë munda në vitin e fundit
Sport

Mbappe shpreson ta fitojë Topin e Artë: Kam bërë gjithçka çfarë munda në vitin e fundit

16.Sep.2018 21:09
0

Kylian Mbappe beson se ai ka bërë mjaftueshëm për të fituar Topin e Artë këtë vit, pas një viti 2018 mahnitës për adoleshentin.

Me klubin Paris Saint-Germain, 19-vjeçari fitoi kurorën e trefishtë franceze, duke shënuar 21 gola gjatë sezonit 2017-18.

Por, ishte edhe Kupa e Botës, ku Mbappe shkëlqeu më shumë, duke shënuar katër gola, por edhe duke u përfshirë në finale kundër Kroacisë, ndërsa Franca fitoi turneun në Rusi.
 

Ai më pas fitoi çmimin Fifa Young Player, që i është dhënë lojtarit më të mirë të ri në finale dhe është në linjë për të fituar çmimin e Golden Boy – dhënë për lojtarin më të mirë nën moshën 21 vjeç në Evropë – për të dytin vit me radhë.

Kylian Mbappe (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Fituesit e pesëfishtë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi dhe fituesi i Topit të Artë nga Kampionati Botëror Luka Modric janë pretendentët kryesorë për çmimin, i cili do të paraqitet në një ceremoni çmimesh në Paris më 3 dhjetor.

“Nuk e di nëse unë do ta fitoj, të paktën unë i vendos të gjithë përbërësit në anën time për ta fituar atë”, ka thënë fillimisht Mbappe për AFP.

“Bëra gjithçka që munda deri në ditën e fundit të votimit”.

 
Kylian Mbappe (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

“Nuk do të kem keqardhje edhe nëse nuk e fitojë, gjithçka që do të ndodhë është një shpërblim, dhe pastaj nuk mund të votoj në vend të njerëzve!”.

“Mendoj se një Topi i Artë bazohet në pikat kryesore të vitit. Ne jemi në një vit të Kupës Botërore kështu që është e sigurt se Kupa e Botës do të peshojë”.

“Pas kësaj, është edhe gjithë viti, ku unë kam pasur një fillim shumë të mirë të sezonit, kështu që ne do të shohim se çfarë do të bëhet”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

 
Konsumimi i këtij fruti përshpejton humbjen e peshës
Kouchner: Franca është pro korrigjimit të kufijve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration