Masa të reja për kryeqytetin Beograd,  ndalohet tubimi i më shumë se 10 personave
Rajoni dhe Politika

Masa të reja për kryeqytetin Beograd, ndalohet tubimi i më shumë se 10 personave

09.Jul.2020 18:14
0

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha sot se janë miratuar masa të reja për kryeqytetin Beograd, me të cilat ndalohet tubimi i më shumë se dhjeta personave në ambiente të mbyllura dhe hapura.

Duke folur pas takimit të Shtabit të Krizave, Bërnabiq tha se masat e tjera po ashtu përfshijnë kufizimin e numrit të njerëzve në ambiente të mbyllura. Sipas saj, secili objekt duhet të tregojë qartazi se sa njerëz mund të lejohen brenda, pasi, sipas masave të reja kufizuese, për një person lejohen katër metra katrorë.

Një masë tjetër e miratuar nga qeveria ndalon veprimtarinë e objekteve në hapësira të mbyllura nga ora 21:00 deri në ora 6:00 të mëngjesit. Ndërkaq, për ambientet e hapura dhe kopshte, ndalesa vlen nga ora 23:00 deri në ora 06:00, raporton Anadolu Agency.

Sipas kryeministres serbe, për të gjitha qeverisjet e tjera lokale ku situata është e ndërlikuar, Shtabi i Krizave ka dhënë rekomandime të qarta se në cilat raste shpallet gjendje e jashtëzakonshme dhe në përputhje me këtë do të reagohet.

Ajo shtoi se ajo që ndodhi në dy ditët e fundit në Beograd do të paguhet shtrenjtë.

Ndër masat e reja nuk është ndalesa e lëvizjes, e cila fillimisht u paralajmërua nga e premtja deri të hënën, duke bërë që qytetarët të protestojnë në dy mbrëmjet e mëparshme përpara Parlamentit të Serbisë.

Haradinaj-Stublla fton pesë studentë nga Lugina e Preshevës për praktikë në Ministrinë e Jashtme të Kosovës
Tesla pranë ndërtimit të makinave plotësisht autonome
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration