“Marrëveshja e nënshkruar është zotim për zbatim të projekteve, vlen një miliard dollar”
Rajoni dhe Politika

“Marrëveshja e nënshkruar është zotim për zbatim të projekteve, vlen një miliard dollar”

22.Sep.2020 06:58
0

I dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur të hënën vizitën e tij në Kosovë si provë e përkushtimit amerikan për marrëveshjen e nënshkruar në Washington, në fillim të muajit.

“Erdhëm ta dëshmojmë përkushtimin rreth marrëveshjes për normalizimin ekonomik. E dimë se Kosovës i janë bërë premtime në të kaluarën dhe duam të zotohemi se do të vazhdohet me zbatimin e marrëveshjes”, ka thënë ai pas takimit në ndërtesën e Qeverisë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Si ka thënë Grenelli, administrata Trump “nuk do fjalë boshe. Duam t’i tregojmë populli të Kosovës, që janë aleatët tanë, se jemi me ju”.

Ai po ashtu ka treguar se si do të vazhdojë procesi më tutje.

“Secila ministri do të krijojë ekipe për të bashkëpunuar me amerikanët drejt këtyre projekteve. Shpresojmë se zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë, do ta ndryshojë peisazhin politik. Presidenti Trumpi gjithnjë ka thënë të synohet marrëveshje për vende pune, e jo diskutime të vjetra politike. Duam të ndihmojmë në krijimin e vendeve të punës, në mënyrë që të kapërcehen çështjet e moçme politike”, ka thënë ai.

Edhe për kryeministrin Hoti, vizita në Kosovë e delegacionit amerikan e shpërfaq “vendosmërinë dhe seriozitetin e Trumpit dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij për marrëveshjen”.

Hoti ka treguar se gjatë takimit është biseduar gjerë e gjatë për të gjitha pikat e marrëveshjes.

“Kam për nder ta them se do të lëvizim shpejt për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Është krijuar një momentum i ri”, ka thënë kryeministri Hoti.

Ai ka thënë se me marrvëveshjen e arritur do të krijohen mijëra vende të reja pune që do ta shndërrojë Kosovën në regjion më të integruar në aspektin e infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik.

Ndërsa, Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës amerikane për Financimin e Zhvillimit Ndërkombëtar, Adam Boehlr, ka thënë se me këtë vizitë po tregojnë seriozitetin e tyre për të investime potenciale në Kosovë dhe për t'u dhënë mbështetje miqve këtu.

Kur u pyet se për çfarë shume bëhet fjalë në marrëveshjen që u nënshkrua sot ndërmjet kryeministrit, Avdullah Hoti dhe emisarit Rirchard Grenell, kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler, tha se ky është një zotim për zbatimin e projekteve ndërsa shtoi se kapë shumën një miliard dollar.

“Marrëveshja që kemi nënshkruar sonte është përkushtim për të shpejtuar zbatimin e marrëveshjes që është bërë. Kemi punuar dhe kemi një tërësi një miliard dollarësh të rrugës, hekurudhës dhe gazit natyror. Ne kem shikuar edhe mundësinë e investimit në atë resortin e skijimit”, u shpreh Boehler.

Thaçi dekoron Grenellin, thotë se e pret me padurim vizitën e Trumpit në Kosovë
Vuçiq: Serbia është e përkushtuar për zgjidhje kompromisi për Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration