Marcus Rashford i gatshëm të luajë me dhimbje ndaj Liverpoolit
Sport

Marcus Rashford i gatshëm të luajë me dhimbje ndaj Liverpoolit

17.Jan.2020 13:15
0

Marcus Rashford është i gatshëm të luajë me dhimbje në ndeshjen e rëndësishme të të dielës kundër Liverpoolit, ndërkohë që është duke u rikuperuar nga lëndimi.

Sulmuesi e lëndoi shpinën në fitoren e Djajve të Kuq në ndeshjen e FA Cup ndaj Wolverhapton Wanderers të mërkurën mbrëma.

Anglezi, i cili është golashënuesi kryesor i Unitedit këtë sezon, pritej të mungonte një kohë të gjatë, mirëpo The Mirror raporton se ai dëshiron të jetë në fushë të dielën në Anfield.

Stafi mjekësor i klubit anglez është duke punuar pa pushim, në mënyrë që ta riaftësojë 22-vjeçarin për t’u përballur me liderin e Ligës Premier.

Ekipi mjekësor nuk dëshiron ta rrezikojë Rashfordin për të mos pësuar ndonjë lëndim më të rëndë, mirëpo ai është i vendosur që të luajë edhe me dhimbje.

 

 

Vulin komenton për Luginën: Çka iu lejohet shqiptarëve, s`mund t`iu ndalohet serbëve
Mustafa: Në Tiranë bashkim të vërtetë nuk ka pasur nga përfaqësuesit e Luginës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration