Man Utd dhuron spektakël në ‘Old Trafford’, përmbys Newcastle për tri pikët – shkëlqen Martial
Sport

Man Utd dhuron spektakël në ‘Old Trafford’, përmbys Newcastle për tri pikët – shkëlqen Martial

27.Dec.2019 08:07
0

Manchester United ka dhuruar një paraqitje spektakolare kundër skuadrës së Newcastle United.

 

‘Djajtë e kuq’ kanë arritur që me përmbysje të shënojnë fitore kundër Newcastle, me rezultatin 4:1, në një ndeshje ku shkëlqeu Anthony Martial, shkruan lajmi.net.

Newcastle arritën të kalojnë të parët në epërsi, me anë të golit të shënuar nga Matthew Longstaff, në minutën e 17’ të ndeshjes.

Përgjigja e United erdhi me anë të francezit Martial, i cili në minutën e 24’ dërgoi topin në rrjetë për 1:1. 

Lojtarët e Solskjaer nuk u ndalën me kaq dhe në minutën e 36’ shënuan edhe një herë, për të kaluar për herë të parë në epërsi në këtë ndeshje.

Katër minuta para fundit të pjesës së parë, Rashford dërgoi topin në rrjetë për 3:1, për t’i dhënë qetësi skuadrës së tij para pauzës 15 minutëshe.

Në pjesën e dytë, United gjeti rrugën e golit edhe një herë, me anë të Martial, i cili shënoi golin e dytë personal në minutën e 51’, për rezultatin final 4:1.

Me këtë fitore, Manchester United numëron 28 pikë për pozitën e shtatë, kurse Newcastle ka 25 pikë në pozitën e 10-të. /Lajmi/

Deputeti serb kërcënon me luftë në parlamentin e Malit të Zi
Milo: Qeveria e re e Kosovës nuk do të ketë jetëgjatësi, ja pse
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration