Magjistaret rumune i shpallin luftë korrupsionit në Rumani
Atraktive

Magjistaret rumune i shpallin luftë korrupsionit në Rumani

14.May.2019 13:28
0

Derisa qytetarët rumunë po bëhen gati të votojnë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, një grup i magjistareve të vetëshpallura janë duke punuar për t’u siguruar se kandidatët “e duhur” do t’i fitojnë ulëset.

Agjencia e lajmeve “Euronews” ka folur me njërën prej tyre, Mihaela Minca dhe ajo ka thënë se është duke e përgatitur një ritual në prag të 25 majit, për t’i ndriçuar mendjet e kandidatëve, në mënyrë që ata t’i marrin vendimet më të mira për popullin rumun.

 “Jemi duke e përgatitur një substancë të fortë më 25 maj, të cilën vajzat e mia do ta hedhin mbi objektin e qeverisë rumune”, ka thënë ajo.

“Uji magjik do të ndriçojë dhe qartësojë mendjet e politikanëve, në mënyrë që ata të marrin vendime të mira për popullin rumun”, ka shtuar ajo.

Ndonëse Minca thotë se zakonisht u ofron ndihmë rumunëve rreth çështjeve të dashurisë apo problemeve financiare, ajo rishtazi e ka kthyer vëmendjen tek problemet me të cilat përballet shteti i saj. Ajo i është bashkuar një rrjeti magjistaresh rumune, që synojnë të mallkojnë ligjvënësit rumunë, të konsideruar të korruptuar.

Stuhia godet Serbinë, këto janë pamje apokaliptike (video)
Ani pse agjëron dhe falesh mund të dënohesh! Sqaron këtë Elvis Naçi!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration