Maas: Dialog konstruktiv mes Kosovës dhe Serbisë
Rajoni dhe Politika

Maas: Dialog konstruktiv mes Kosovës dhe Serbisë

10.Jan.2019 17:16
0

“Berlini dëshiron që Serbia dhe Kosova të kenë një dialog konstruktiv”, tha ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas në takim me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Mass theksoi se dialogu ndërmjet autoriteteve serbe dhe të Kosovës, si dhe normalizimi i marrëdhënieve janë parakushtet për Beogradin dhe Prishtinën që t’i afrohen Bashkimit Europian, transmeton Lexo.al.

“Ne duam një dialog konstruktiv midis Kosovës dhe Serbisë. Normalizimi i marrëdhënieve është një supozim kyç se diskutimi mbi afrimin e tyre drejt BE-së do të shkojë në drejtimin e duhur”, tha diplomati gjerman.

Sipas ministrit gjerman, Berlini mbështet perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në të njëjtën kohë, Maas i kërkoi autoriteteve të Kosovës të bëjnë më shumë përpjekje në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, kërkoi më shumë prani të Gjermanisë përmes ekonomisë dhe investitorëve të saj në vendin tonë.

Ai tha se prania e Kosovës përmes rreth 400.000 qytetarëve të saj në Gjermani dhe kontributi i Gjermanisë në ndërtimin e paqes për 20 vjet me radhë nga Bundeswehr-i dhe tani angazhimit nëpërmjet GIZ-it dhe Kampit për Inovacion në Prizren vetëm sa thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve tona.

Ministri Maas tha se do të përkrahë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, por edhe në përshpejtimin e procedurës së njohjes së patentë-shoferëve në mes dy vendeve.

Beogradi po ndalon në kufi serbët që punojnë në qeverinë e Kosovës
Isa Boletini, për Daily Telegraph (1913): Gjithë jetën time, deri në çlirim apo në vdekje, unë do të luftoj serbët, grekët, malazezët…
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration