Luka Modric:”Nuk jemi nw nivelin e duhur”
Sport

Luka Modric:”Nuk jemi nw nivelin e duhur”

07.Jan.2019 10:05
0

Pas dështimit të radhës të Real Madrid në La Liga, ku u mposht në shtëpi me rezultatin 0-2 përballë Real Sociedad, fituesi i “Topit të Artë 2018”, Luka Modric bëri autokritikë publike.

“Shumë prej nesh nuk janë në nivelin e duhur, nuk mundet të pësojmë gola në fillimin e çdo ndeshje. Nuk është çështje fati, ne krijojmë shumë, por topi nuk futet në rrjetë dhe nga ana tjetër pësojmë shumë. Ka arsye që shpjegojnë pse gjërat nuk po shkojnë mirë”, deklaroi Modric.

Kroati foli gjithashtu edhe për arbitrimin, VAR dhe të ardhmen.

“Arbitri nuk ishte në ditën më të mirë, por gjithsesi nuk është ai problemi ynë, as VAR, ndonëse asnjëri prej tyre nuk na ndihmuan. Problemet tona janë të tjera. Arbitri më tha se atij i kishin komunikuar në kufje se nuk ishte penallti. Mendoj se është e pabesueshme se si nuk i kontrollojnë këto episode nga jashtë, por ky është fakti. Në Spanjë ne jemi ende të paqartë me VAR dhe duket se me Real Madrid ata kanë akoma më shumë frikë, por nuk dua të flas më për këtë gjë. Duhet të përmirësohemi shumë, pasi nuk ndodhemi në momentin tonë ideal. Duhet të jemi më të bashkuar si skuadër në fushë. Nuk duhet të flasim sikur të kemi humbur kampionatin, duhet ta marrim ndeshje pas ndeshje, si burrat dhe të rregullojmë gjërat,” tha në fund Modric.

Punë e kryer! Ramsey te gjiganti italian
Drecun: Krijimi i “Shqipërisë së Madhe”, proces i pakthyeshëm
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration