Lufta për ndryshimin e klubit më racist në Izrael, Beitar Jerusalem
Sport

Lufta për ndryshimin e klubit më racist në Izrael, Beitar Jerusalem

24.Dec.2019 14:22
0

Moshe Hogeg është në mision. Ai ka bërë miliona si sipërmarrës në sektorin e teknologjisë dhe në gusht të vitit të kaluar ai shpenzoi para në klub futbolli.

 

Nuk ishte ndonjë klub i zakonshëm i futbollit, ishte Beitar Jerusalemi, një nga top-skuadrat në Izrael, por një që është e njohur për qasjen anti-arabe, anti-myslimane dhe për tifozë të dhunshëm e racistë. Sfida që ia vendosi vetes ishte për të përmbysur këtë situatë, për të ndryshuar qasjen. Rezultatet kanë qenë befasuese.

Është një e mërkurë pasdite në stadiumin “Teddy”, në fushën që gjendet mes një rruge të ngarkuar dhe një qendre tregtare. Kjo është shtëpia e Beitar Jerusalemit, klubi ndoshta më i madh në Izrael , që historikisht ka lidhje politike me partinë Likud të krahut të djathtë, dhe është një klub që kurrë nuk ka transferuar një futbollist izraelito-arab.

Tifozët e klubit vijnë nga të gjitha cepat e vendit. Tradicionalisht janë nga klasa punëtore dhe atë të mërkurë, të veshur me fanellat verdhë e zi të skuadrës, arritën për një ndeshje të mesjavës kundër Hapoel Haderas, shkruan sot Koha Ditore.

Shumica e tyre ka fjalët “La Familia” të stampuara në fanellat e tyre. Kjo tregon se janë anëtarë të ultrasve. Në çdo ndeshje si vendas mbushin tribunën lindore. Asnjëri nuk qëndron ulur. Para fillimit të ndeshjes në mënyrë pasionante këndojnë himnin e izraelit. Thirrjet dhe tingujt e daulleve nuk ndalen. Ata janë të famshëm si shumë besnikë dhe të zhurmshëm, por edhe kanë reputacion famëkeq, njihen si racistë.

Një sektor i tifozërisë rregullisht thërriste “vdekje arabëve”; në panot e tyre shkruhej “Përgjithmonë të pastër”. Ishte problem shumë i madh, të cilit i ishin qasur pronarët e kaluar, por asnjëri nuk pati sukses si Moshe Hogeg. Strategjia e tij ishte të konfrontohej me këtë çështje në mënyrë direkte.
“Unë kam zero tolerancë ndaj racizmit. Absolutisht zero. Dhe reagimi im ndaj racizmit nuk është proporcional. Bëni një thirrje raciste dhe unë do t’ju padis me një milion dollarë”, ka thënë ai.

E takuam (gazetarët e BBC-së v.j.) atë pas një fitoreje 2:0 të Beitarit. Beitari aktualisht zë vendin e tretë në ligë. Përformanca këtë stinor është përmirësuar, e po ashtu edhe atmosfera helmuese brenda stadiumit të klubit.

Hogeg, për të cilin asnjëri më parë nuk kishte dëgjuar në futboll para se të blinte Beitarin, ka shpjeguar se si dëshiron të bëjë një ndryshim dhe të bëjë këtë në një vend të profilit të lartë si Beitar, është mirë, jo vetëm për klubin, por edhe për shtetin e Izraelit. Dhe ai është absolutisht i vendosur.

Duket se shumica e tifozëve janë prapa angazhimit të Hogegut për të ndryshuar kulturën e klubit, por ka edhe të atillë që nuk janë. Këtu vjen në pyetje kërcënimi me gjyq.

Akademia e Shkencave të Kosovës: Mini-Schengeni minon të ardhmen e Ballkanit dhe raportet Kosovë-Shqipëri
Producenti kosovar në “EAVE 2020” që synon fuqizimin e prodhimit filmik
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration