​Low, Pochettino e Allegri, në garë për ta zëvendësuar Solarin
Sport

​Low, Pochettino e Allegri, në garë për ta zëvendësuar Solarin

05.Mar.2019 14:04
0

Pas dy disfatave brenda katër ditëve, kundër Barcelonës, Real Madridi pësoi goditje të rëndë edhe në Kupën e Mbretit dhe në La Liga. Tani, shpresat e vetme për “Los Blancos” mbeten në Ligën e Kampionëve.

Për këtë arsye, drejtuesit e Real Madridit tani e kanë kthyer vëmendjen për ta gjetur një zëvendësues të mirë për trajnerin Santiago Solarin, të cilin duan ta shkarkojnë në fund të këtij sezoni, transmeton Gazeta Express.

Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të Real Madridit u emërua trajner i ekipit të parë në fund të tetorit të kaluar, pas shkarkimit të Julen Lopetegui. Që nga atëherë, Solari është lavdëruar për disa gjëra që i ka bërë, si promovimin e lojtarëve nga akademia.

Megjithatë, pasi u eliminua nga Kupa e Mbretit dhe i humbi shopresat për titullin e La Ligës brenda vetëm një jave, e ardhmja e Solarit në Real Madrid nuk është aspak e sigurt. Argjentinasi ka kontratë deri në vitin 2021, mirëpo nuk pritet të qëndrojë në klub deri atëherë.

Për Solarin, e vetmja mundësi për ta mbajtur pozitën e trajnerit edhe pas këtij sezoni mbetet suksesi në Ligën e Kampionëve, ku Real Madridi po tenton ta fitojë për të katërtin vit radhazi titullin.

Nëse nuk e arrin këtë gjë, atëherë tre trajnerë janë të gatshëm ta marrin pozitën e tij gjatë verës:

1. Joachim Low – trajner i Gjermanisë

“Është e qartë që e kam kaluar shumicën e karrierës sime në Gjermani dhe do të vijë një kohë për të menduar se cili duhet të jetë hapi i radhës. Unë jam i interesuar ta drejtojë një klub, jashtë Gjermanisë. Real Madridi është një klub interesant për çdo trajner”, kishte thënë Low.

2. Massimiliano Allegri – trajner i Juventusit

Allegri e ka bërë Juventusin të pamposhtur në Serie A. Ai i ka fituar pesë tituj të ligës italiane dhe katër tituj të Kupës së Italisë. Në 184 ndeshje me Juventusin, ai i ka humbur vetëm 32 dhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e konsideron atë si kandidatin e përsosur për ta kthyer Real Madridi në majat e futbollit të Spanjës.

3. Mauricio Pochettino – trajner i Tottenhamit

Pochettino është kandidati i preferuar i Perezit, jo vetëm për shkak të punës së mirë që ka bërë me buxhet të limituar dhe me të rinjtë, mirëpo edhe për shkak të suksesit që kishte treguar sa ishte trajner i Espanyolit. Fakti që Pochettino flet spanjisht është një epërsi tjetër e argjentinasit.



‘Pranvera Ballkanike’? Pse ngrihen popujt ndaj autokratëve Rama, Vuçiç, Gjykanoviç…
Gjikë Kurtiqi: Mirënjohje Sadije Agollit dhe penës së Dritëroit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration