Lopetegui debuton me fitore në Ligën e Kampionëve me Realin: Jam i lumtur, merituam fitoren
Sport

Lopetegui debuton me fitore në Ligën e Kampionëve me Realin: Jam i lumtur, merituam fitoren

11.Sep.2018 09:09
0

Julen Lopetegui ka folur pas fitores së Real Madridit në shtëpi ndaj Romës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi fitoi ndeshjen hapëse të sezonit të ri ndaj Romës me rezultat 3-0 dhe kjo fitore e ka lumturuar tej mase trajnerin spanjoll.

“Jam i lumtur me triumfin e ekipit kundër një skuadre si Roma, të cilët ne e dinim se do ta bënin jetën të komplikuar”, ka thënë fillimisht Lopetegui pas ndeshjes.

“Ekipi luajti mirë, krijoi shanse. Unë nuk isha nervoz, thjesht i gjallë”.

“Ne e dimë se nëse nuk konkretizojmë shanset tona herët a vonë, kundërshtarët tanë mund t’i bëjnë ato”.

“Ekipi pati një ndeshje të shkëlqyer dhe meritonte tre pikë”.

“Mariano erdhi më vonë, shansi i tij erdhi dhe ai e konkretizoi atë. Luka kishte një lojë shumë të mirë. Ai nuk ka shënuar por vrapoi në të gjithë fushën”.

“Sezoni është shumë i gjatë dhe ne do të kemi nevojë për të gjithë”, përfundoi trajneri spanjoll. 

Mustafa: Gjysma e Preshevës dhe Bujanocit ngelen në Serbi, Tërnoci shkon me Kosovën (video)
Çka nuk bën të mbani në frigorifer
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration