Liverpooli mbyll një vit kalendarik pa humbje në Premier Ligë
Sport

Liverpooli mbyll një vit kalendarik pa humbje në Premier Ligë

03.Jan.2020 08:42
0

Fitorja 2 me 0 ndaj Sheffieldit, ka bërë që Liverpooli të hyjë në listën e klubeve që kanë arritur të kalojnë një vit kalendarik pa humbje në Premier Ligë. 

“Të Kuqtë” kanë mbyllur 37 ndeshje pa humbje – duke fituar 101 pikë – që nga humbja 2 me 1 në sezonin e shkuar ndaj Manchester Cityt më 3 janar 2019.

Ekipi i Jurgen Kloppit u bë ekipi i tretë në Premier Ligë që arrin të kalojë një vit pa humbje. Arsenali i prin kësaj liste me 49 ndeshje duke përfshirë gjithë sezonin 2003-04, dhe Chelseat që nga tetori 2004 e deri në nëntor të 2005-s ishte pa humbje.

Humbja e vetme e Liverpoolit në Angli në këtë periudhë ishte ndaj Wolvesit në FA Cup janarin e shkuar dhe ndaj Aston Villas në dhjetor.

Në Ligën e Kampionëve, ekipi i Kloppit ka pësuar dy herë, ndaj Barçës në gjysmëfinale dhe ndaj Napolit në fazën e grupeve.

Në 37 ndeshjet rresht pa humbje, Liverpooli ka fituar 32 prej tyre.

SHBA-ja vret gjeneralin e forcave elite të Iranit
Publikohen pamjet e sulmit ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration