Liria e informacionit në Ballkan çalon, thotë raport i BIRN
Rajoni dhe Politika

Liria e informacionit në Ballkan çalon, thotë raport i BIRN

26.Dec.2019 15:37
0

Ballkani Perëndimor ende nuk e ka “përqafuar” si duhet lirinë e informacionit, tregon një raport i BIRN.

Ndërmjet janarit 2017 dhe Qershorit 2019, gazetarët e rrjetet investigativ paraqitën 854 kërkesa zyrtare për të pasur qasje në dokumenta publike në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi dhe Serbi. Me ndihmën e informacionit të marrë nga këto kërkesa, BIRN arriti të mbështeste shumë prej hetimeve të tij dhe ekspozoi shkelje nga qeveritë, kompanitë e individët e fuqishëm. Por në të njëjtën kohë, mbi bazën e tyre, ai realizoi gjithashtu një analizë të thelluar të hapjes së institucioneve ndaj pretendimeve të tilla në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Analiza tregoi se ndërsa në letër, ligjet e Lirisë së Informacionit në rajon janë ndër më liberalët në Europë, zbatimi i tyre në realitet qëndron shumë poshtë standardeve europiane. Ai ndryshon edhe mes vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Disa po tregojnë një përmirësim; të tjerë, si Bosnja dhe Hercegovina, mbeten prapa. Ajo është i vetmi vend në Ballkan që nuk ofron as qasje tek të dhënat publike në formë elektronike. Në shtete si Mali i Zi dhe Serbia, ka pasur një rënie të zbatimit si rezultat i ndryshimeve legjislative dhe presionit politik.

Nga 854 kërkesa zyrtare që paraqiti në total BIRN për akses tek dokumentet publike, iu aprovuan më pak se gjysma e tyre, 408. Duke parë raportin mes kërkesave që u paraqitën dhe atyre që morën përgjigje pozitive, Shqipëria ishte ajo që pati rezultatin më të lartë me 61%, e pasuar nga Kosova, me 56%.

Glauk Konjufca zgjidhet kryetar Kuvendi
220 vjet nga vdekja e Uashingtonit, katër mijë vetë përcollën funeralin e tij
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration