Lind një vajzë në Itali, paraqiten tre baballarë
Atraktive

Lind një vajzë në Itali, paraqiten tre baballarë

02.Feb.2019 08:07
0

Një histori e çuditshme ka ndodhur në Palermo të Sicilies , në Itali.

Gjithçka nisi kur në repartin e gjinekologjisë, erdhi në jetë një vajzë, ku pas lindjes së saj, u paraqitën në repart, tre aspirantë për baballarë. Që të gjithë mbetën pa fjalë kur panë tre aspirantë të interesuar për të njëjtën grua dhe të njëjtën foshnje. Siç transmeton INA, situata u bë tejet konfuze, duke bërë që të tre aspironin atësinë foshnjës.

Në fillim nisën fyerjet dhe më tej edhe kacafytjet. Bëhet fjalë për tre djem të moshës 31-vjeçare, ku për menaxhimin e situatës, u lajmërua policia.

Gjithçka u zgjidh nga nëna e fëmijës, një vajzë 24-vjeçare, i cili i identifikoi tre të interesuarit për të dhe fëmijën. Mjekët e nxorën nga spitali nënën bashkë me foshnjën dhe babanë e vërtetë të vajzës, duke lënë “me gisht në gojë” dy të tjerët.

Gjithë konfuziteti lindi për shkak të tre lidhjeve sentimentale të vajzës në të njëjtën kohë, pa dijeninë e asnjërit.

Lajmi po bën bujë në rrjetet sociale, ndërsa nuk dihet se si do ecë lidhja e vajzës, me atë që identifikoi si babanë e foshnjës.

Pozicioni Juaj i Gjumit Ndikon Shumë në Shëndetin Tuaj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration