Limaj: Kosova duhet të flasë me një zë për dialogun
Rajoni dhe Politika

Limaj: Kosova duhet të flasë me një zë për dialogun

11.Sep.2018 09:09
0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj është takuar sot me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend dhe dialogun me Serbinë në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ai tha se Kosova po bën përpjekje që të flasë me një zë në këtë dialog dhe se vendi ynë është gjithmonë për dialog e veçanërisht me Serbinë për t’i mbyllur temat e hapura.

“Në fazën finalë ne presim të diskutojmë për të zhdukurit, dëmshpërblimet e luftës, ndërsa si objektiv kryesor është arritja e marrëveshjes përfundimtare, e cila për ne nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtarë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Austria ka marrë kryesimin e Bashkimit Evropian dhe ambasadori ofroi mbështetjen e plotë të Austrisë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Austria është shtet mik i Kosovës, i cili i ka dhënë mbështetje Kosovës në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit”, përfundon statusi i Limajt.

Veliu: LDK, së shpejti me mocion për Qeverinë, nuk sheh arsye për protesta
Si t’i largoni milingonat nga shtëpia
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration