Ligjvënësit në futboll: VAR-i të përdoret vetëm për pozitë jashtë loje të qartë
Sport

Ligjvënësit në futboll: VAR-i të përdoret vetëm për pozitë jashtë loje të qartë

31.Dec.2019 07:55
0

Teknologjia e asistencës përmes videos në futboll, VAR, duhet të përdoret vetëm për të rregulluar gabimet e qarta dhe të mëdha sa i përket pozitës jashtë loje, sipas sekretarit të përgjithshëm të Bordit të Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB). 

Fundjava e fundit në Premier Ligë nxiti shumë reagime për shkak të vendimeve që u korrektuan nga VAR-i edhe pse bëhej fjalë për pozita jashtë loje milimetrike.

Lukas Brud ka thënë se IFAB do të rishikojë udhëzimet për përdorimin sa më të mirë të VAR-it nëpër ligat që e përdorin, me gjasë pas takimit të përgjithshëm në fund të muajit shkurt, raporton “Daily-Mail”, transmeton Koha.

Këshilla pritet të jetë që teknologjia nuk mund të caktojë një pozitë jashtë loje siç bën ajo e teknologjisë për kalimin e vijës së golit, andaj VAR-i do të përdoret për të rregulluar vetëm gabimet e qarta dhe të mëdha.

“Të qartat dhe të dukshmet – është parim i rëndësishëm. S’duhet të humbet shumë kohë për të gjetur diçka aq margjinale”, ka thënë Brud. “Nëse diçka nuk vërehet në shikim të parë, nuk është e dukshme dhe nuk duhet të konsiderohet. Shikimi në një kënd në kamera është një gjë, por të shikosh në 15 duke u përpjekur që të gjeni diçka, kjo s’ka qenë ideja e VAR-it. Duhet të jetë i qartë dhe i dukshëm”.

Anulimi i golit për Wolvesin ndaj Liverpoolit ka nxitur reagim të dielën me kapitenin e Wolvesit, Conor Coady, që u ankua se gjyqtarët po përpiqen të gjejnë një gisht në pozitë jashtë loje. Edhe Sheffieldit iu anulua një gol ndaj Cityt, e edhe trajneri i “Qytetarëve” Pep Guardiola e vlerësoi VAR-in si rrëmujë.

Ky bord është panel që merret me Ligjet e lojës së futbollit. IFAB funksionon që nga viti 1886.

​Dënohet me burg krijuesi i bebeve OMGJ
Jovanoviç: Kur përmendet çështja e Kosovës nga Serbia post-millosheviqiane, Kosova është fitil për të
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration