Ligji ia ndalon Stavilecit garën për drejtor të KEK-ut
Rajoni dhe Politika

Ligji ia ndalon Stavilecit garën për drejtor të KEK-ut

11.Sep.2018 09:09
0

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ia ka “mbyllur derën” ish-ministrit të këtij dikasteri, Blerand Stavileci, për të vazhduar garën për drejtor menaxhues në ndërmarrjen më të madhe publike, Korporatën Energjetike të Kosovës.

Ky interpretim ligjor i MZHE-së është dhënë pasi një gjë të tillë e ka kërkuar Zyra e kryeministrit se kush ka të drejtë t’i drejtojë ndërmarrjet publike, raporton Koha Ditore.

E në të thuhet se kjo nuk u lejohet personave që gjatë 36 muajve të fundit kanë qenë edhe të emëruar politikë, i tillë siç ka qenë Stavileci (ish-ministër) dhe tash shef i kabinetit të kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Gjatë ditës së hënë mediat kanë publikuar edhe dokumentin që Zyra ligjore e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik ia ka dërguar Zyrës ligjore të Kryeministrisë. Ndër të tjera, aty është cituar edhe neni 17.2 i Ligjit nr. 03/L-087 për ndërmarrjet publike, ku thuhet se të gjithë drejtorët përveç KE-së duhet të jenë të pavarur.

Burime të gazetës tregojnë se kush është paraqitur në konkursin për drejtor menaxhues në KEK.

Grupi për vizat i BE-së viziton sot Kosovën
Luka Modric pas shpalljes lojtar i vitit: Ëndërr e bërë realitet, nder i madh
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration