Liga e Kampionëve kthehet me supersfida
Sport

Liga e Kampionëve kthehet me supersfida

16.Sep.2018 21:09
0

UEFA Champions League rikthehet këtë mesjavë me raundin e 4-t të ndeshjeve në grupe.

E marta është dita e grupeve A,B,C dhe D. 3 janë sfidat që spikasin më shumë se të tjerat, Inter-Barcelona në grupin B, Napoli-PSG në grupin C dhe Atletico Madrid-Dortmund në grupin A. Vëmendja më e madhe do të jetë padiskutim në “San Siro” aty ku zikaltrit e Spallettit do të kërkojnë të tregojnë se mund të thonë fjalën e tyre ndaj çdo kundërshtari, madje edhe ndaj Barcelonës që është disa shkallë më lartë se Interi për momentin.

Italianët do të kërkojnë t’i kthejnë reston Barçës për atë humbje 2-0 të dy javëve më parë në “Camp Nou” ndërkohë që spanjollët do të tentojnë pikët e radhës për të mbyllur edhe matematikisht çështjen e kualifikimit në grupin B.

Është grumbulluar për këtë duel edhe Lionel Messi por prania e tij në fushë do të vendoset vetëm në çastet e fundit, ndërsa gjasat më të mëdha janë që 5-herë fituesi i Topit të Artë ta nisë ndeshjen nga stoli. Spalletti në krahun tjetër ndryshe nga ndeshja e parë do të ketë në dispozicion, ushtarin e tij belgun Radja Nainggolan.

Ndeshja tjetër e këtij grupi do të luhet në Wembley të Londrës mes Tottenham dhe PSV.

Në grupin C, Edinson Cavani do të sfidojë ish skuadrën e tij Napolin në San Paolo në një sfidë ku PSG do të mësojë shumë rreth vazhdimësisë së saj në këtë edicion të Champions League. Aktivizimi i El Matador është gjithsesi në pikëpyetje pasi vjen nga një dëmtim ndërkohë që në dispozicion të Tuchel për herë të parë në këtë sezon në Champions do të jetë edhe portieri Buffon i cili e ka shlyer skualfikimin prej 3 ndeshjesh.

Një fitore e Napolit të Ancelottit sot mund t’u jepte një goditje të rëndë shpresave të PSG për të avancuar në fazën tjetër. Transfertë e nxehtë edhe për Liverpoolin që do të sfidojë Crvena Zvezdën në Beograd.

Në grupin A, Atletico e Madridit do të kërkojë revanshin ndaj Dortmundit për atë humbje 3-0 të dy javëve më parë edhe pse misioni do të jetë shumë i vështirë për Los Colchoneros pasi verdhezinjtë nuk kanë pësuar asnjë humbje në 15 ndeshje që kanë zhvilluar në të gjitha kompeticionet në këtë sezon.

Në sfidën tjetër që luhet në orën 18:55 Monaco në krizë pret në Principatë, belgët e Club Brugge në një sfidë të drejtëpërdrejtë për vendin e 3-të.

Përsa i përket grupit D, Porto pret në shtëpi Lokomotivën e Moskës për të mbyllur çështjen e kualfikimit ndërsa një sfidë direkte për të avancuar më tej është ajo mes Schalke 04 dhe Galatasaray-it që do të zhvillohet në Gelsenkirchen.

Në Maqedoni kuvendi sot vendos për Gruevskin
Huawei P20 Pro – iPhone X, cili është më i mirë? (VIDEO)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration