Libri i javës - 'Gjyqi' nga Franc Kafka
Kulturë

Libri i javës - 'Gjyqi' nga Franc Kafka

15.Jul.2019 11:04
0

Redaksia e gazetës “Zëri” së bashku me librarinë “Buzuku” në Prishtinë në kuadër të rubrikës “Libri i javës” këtë të hënë jua rekomandojnë për lexim librin “Gjyqi”, nga shkrimtari i famshëm botëror Franc Kafka. Këtë roman me këtë titull e sjell shtëpia botuese “Pema”, teksa përkthimin e tij e ka bërë Urim Nërguti.

Të gjykohesh për një faj që nuk e di, nga disa gjykatës që nuk i sheh dhe në emër të një ligji që askush s’e thotë, e tillë mund të jetë përmbledhja e kësaj historie të jashtëzakonshme, që ka zënë vend në fondin e artë të letërsisë botërore, duke e bërë Franz Kafkën që të jetë një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Jozef K. është një njeri pa mbiemër, pa familje (me përjashtim të një xhaxhai) dhe shkurt pa një histori prapa. E gjithë historia do të jetë e lidhur me metaforën e dyerve: ai do ta hapë derën e dhomës një mëngjes dhe që këtu do të vërshojë një sërë ngjarjesh, ku personazhi ynë K. do të shtyjë dyer të panumërta për të gjetur zgjidhje për diçka që nuk ka formë, por rri pezull. Rreziku nuk do të ketë emër, por ai do të ndihet gjatë gjithë historisë, derisa të krijojë një atmosferë absurdi ku mund të ndodhë gjithçka: ai nuk e di se është kapur në një ingranazh që askush s’ia di funksionimin dhe çfarëdo që të bëjë ose të mos bëjë Jozef K., gjithçka e shpie drejt një fundi të pashmangshëm.

Për këtë libër me të drejtë është thënë se në të njeriu i bën gjyq vetes. Kafka përshkruan thellësisht sistemin burokratik të shkresurinave, gjuhën e vdekur zyrtare me të cilën janë shkruar, por tek njihesh me këto përshkrime habitesh që fatkeqi Jozef K. në vend që të provonte habi dhe indinjatë, zemërim dhe protestë e kjo në kushtet ku ndodhet do të ishte krejt e natyrshme, përkundrazi me të marrë vesh lajmin e arrestimit nuk e prish terezinë, u bindet pasivisht urdhrave dhe pranon i nënshtruar ekzekutimin. Është pikërisht mungesa e habisë dhe e indinjatës, pale pastaj e protestës, për të cilën as që mund të bëhet fjalë, ajo që ta rrit lemerinë, kjo edhe çoi në praninë edhe më të fortë të tyre pa u emëruar.

Librin mund ta blini në pikat e librarisë “Buzuku” në Prishtinë dhe kushton 7 euro.

Qumësht me mjaltë çdo mëngjes dhe ja përfitimet e mahnitshme që do të keni
Dobësohu 10 kilogram vetëm me lëng limoni
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration