Letrat e Sulltaneshës Hyrem rrëfejnë dashurinë e saj ndaj Sulejmanit të Madhërishëm
Kulturë

Letrat e Sulltaneshës Hyrem rrëfejnë dashurinë e saj ndaj Sulejmanit të Madhërishëm

16.Feb.2019 15:07
0

Letra të dashurisë të zbuluara së fundmi, të dërguara nga Sulltanesha Hyrem Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm gjatë periudhës osmane, kanë hedhur dritë mbi historinë më të famshme të dashurisë të kësaj epoke, shkruan Anadolu Agency (AA).

 

Letrat janë njerrë nga arkivat presidenciale, ndërsa arkivistët i kanë quajtur si një ndër shembujt më të mirë të poezisë dhe prozës turke të periudhës osmane, të shkruara në kohërat kur Sulejmani gjendej në fushë të betejës.

Sulejmani konsiderohet nga shumë historianë si sulltani më i suksesshëm osman. Sundimi i tij nga viti 1520 deri më 1566 përfshiu fushata të guximshme ushtarake që zgjeruan perandorinë dhe zhvillimin në fushat e ligjit, letërsisë, artit dhe arkitekturës. Megjithatë, për romantikët, ai është i njohur për historinë e tij të dashurisë me gruan e tij Hyrem.

“Jam e humbur në këtë univers të krijuar nga Zoti ynë. Kam jetuar vitet e mia më të mira nën mbrojtjen tënde, si një margaritar në kutinë tuaj të xhevahirëve”, shkruante sulltanesha Hyrem.

“Unë gjej paqen vetëm pranë jush. Fjalët dhe boja janë të pamjaftueshme për të rrëfyer lumturinë dhe gëzimin tim kur unë gjendem afër jush”.

“Kujtimet e ditëve që kaluam së bashku, momentet që i kemi ndarë, mbushin zemrën e shërbëtores sate”.

“Ngushëllohem me këto kujtime në mungesën tuaj. Jam e ulët kur jeni larg. Askush nuk mund ta lehtësojë dhimbjen time”, shkruante ajo në vitin 1526.

Barcelona i rinovon kontratën trajnerit Valverde
Kërkohen aktor/e për filmin e parë horror shqiptar në Maqedoni nga regjisori Xhafer Saliu
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration