Lëngu i kumbullave si kura më e mirë natyrale kundër kancerit të zorrëve: Këto janë përfitimet e tjera shëndetësore
Trupi dhe shëndeti

Lëngu i kumbullave si kura më e mirë natyrale kundër kancerit të zorrëve: Këto janë përfitimet e tjera shëndetësore

04.Oct.2019 08:28
0

Lëngu i kumbullave është një ndër pijet që funksionin më së miri si ilaç natyral kundër konstipacionit, por kjo nuk është gjithçka për të cilën mbahet lëngu i kumbullave

Përfitimet e kësaj pije përfshijnë gjithashtu aftësinë për të parandaluar sëmundjet e zemrës, forcimin e kockave, mbrojtjen e mëlçisë dhe zvogëlimin e stresit oksidues në trup.

Më poshtë do të gjeni 6 përfitime të tjera shëndetësore

1. Lehtëson kapsllëkun

Lëngu i këtij fruti funksionon si një qetësues i traktit intestinal. Të ngrënët ushqime me fibra e ujë ndihmojnë në lehtësimin e kapsllëkut tek të rriturit. Pirja e lëngut të kumbullës mund të ndihmojë në rritjen e baktereve të shëndetshme në sistemin e tretjes dhe lëvizjen e rregullt të zorrëve.

2. Mund të ndihmojë parandalimin e kancerit të zorrëve

Sipas një studimi të botuar në Journal of Nutritional Science and Vitaminology përfitimet e lëngut të kumbullës mund të përfshijnë aftësinë për të ndaluar rritjen e qelizave të këqija në zorrën e trashë.

3. Parandalon sëmundjen e zemrës

Falë antioksidantëve të fuqishëm që përmban, lëngu i kumbullës së zezë ndihmon në parandalimin dhe ngadalësimin e përparimit të shumë sëmundjeve, përfshirë sëmundjen koronare të zemrës. Një studim i vitit 2009 zbuloi se shtimi i kumbullave në dietën tuaj mund të ndihmojë në ngadalësimin e përhapjes së arteriosklerozës. Përbërjet fenolike ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit LDL (të keq) dhe pastrimin e arterieve.

4. Zvogëlon stresin oksidativ

Antioksidantët e fuqishëm e pranishëm në lëngun e kumbullave ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lirë, këshillon Living. Falë karotenoideve lutein dhe zeaxanthin., kumbullat gjithashtu janë një frut shumë i mirë për shëndetin e syve dhe mbrojnë shikimin nga degjenerimi makular.

5. Mbron kundër sëmundjeve të mëlçisë

Studimet sugjerojnë që pirja e lëngut të kumbullës në mënyrë të rregullt mund të ndihmojë në procesin e detoksit të trupit dhe të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes së mëlçisë. Antioksidantët mund të ndihmojnë në luftimin e dëmtimit oksidativ që mund të shkaktojë probleme të një nga organet më të rëndësishme të trupit.

Mediat spanjolle: Reali dhe Milani planifikojnë shkëmbimin e bujshëm
Google sjell tre mjete të reja për privatësinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration