Legjendat e dekadës: formacioni më i mirë i futbollistëve të pensionuar
Sport

Legjendat e dekadës: formacioni më i mirë i futbollistëve të pensionuar

28.Dec.2019 20:46
0

Gjatë dhjetë vjetëve të fundit një numër i madh i futbollistëve të jashtëzakonshëm kanë varur këpucët në gozhdë. Në fakt, aq shumë lojtarë u kanë dhënë fund karrierave të tyre prej fillimit të vitit 2010 deri më tash, saqë mund të krijohet një ligë e tërë me ekipe, të cilat do të përbëheshin me futbollistë madhështorë, që gjatë karrierës së tyre kanë pasur suksese të jashtëzakonshme, shkruan koha. 

Më poshtë është formacioni më i mirë i dekadës, sipas “Yahoo!Sports”, me futbollistë të pensionuar gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Përzgjedhja ishte jashtëzakonisht e vështirë. Për t’ia vënë qershinë mbi tortë, ekipit i është caktuar edhe një trajner që konsiderohet legjendë në botën e këtij sporti, edhe ai i larguar nga kjo punë gjatë dekadës së fundit.

Portier – Edwin van der Sar

Fitues i tetë titujve të kampionit në Angli dhe Holandë, me fanellat e Manchester Unitedit dhe Ajaxit. Është ndër më të dekoruarit në botën e futbollit, me 27 trofe në karrierë. Dy herë ka triumfuar edhe në Ligën e Kampionëve dhe është lojtari i dytë me më së shumti paraqitje në historinë e Përfaqësueses së Holandës - 130. Edwin van der Sar vendosi të tërhiqet nga futbolli aktiv në vitin 2016, kurse karrierë ka bërë edhe Juventusi e Fulhami, aktualisht është president i Ajaxit.

Mbrojtës i krahut të djathtë – Javier Zanetti

Një prej kandidatëve për t’u shpallur mbrojtësi më i mirë i djathtë në historinë e futbollit, Javier Zanetti, i dha fund karrierës 22-vjeçare si futbollist aktiv në vitin 2014 me fanellën e Interit. Ai me ekipin italian ka fituar 16 trofe për 19 edicione sa luajti, përfshirë këtu edhe “tripletën” në edicionin 2009/10. Ai ka edhe 143 ndeshje me Argjentinën, por shihet si njeri i Interit, ekip në të cilin tash mban postin e nënkryetarit.

Qendërmbrojtës – Fabio Cannavaro

Është mbrojtësi i fundit që ka fituar “Topin e artë”, falë suksesit që e arriti me Përfaqësuesen e Italisë duke triumfuar në botërorin e vitit 2006 ku pati paraqitje të jashtëzakonshme. Fabio Cannavaro ka edhe dy tituj kampioni në La Liga me skuadrën e Real Madridit, kurse nuk i kanë munguar trofetë as me Parmën. Aktualisht është trajner i skuadrës nga Kina, Guangzhou Evergrande, pasi i dha fund karrierës në vitin 2011 tek Al-Ahli.

Automobili turk quhet TOGG, ja veçorite e makinës totalisht Made in Turkey (video)
Jetimët e Ballkanit dhurojnë 128 shtëpi (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration