Leao, një Ronaldo i ri
Sport

Leao, një Ronaldo i ri

12.Aug.2019 22:34
0

Sulmuesi i ri i Milanit, Rafael Leao, po vlerësohet si Ronaldo i ri dhe thuhet se ai ka talent për të luajtur për skuadrat më të mëdha, si Barcelona e Real Madridi, transmeton Koha. 

"Rafaeli është numër nëntë, ai gjithmonë ka luajtur në atë pozitë. Them e më kujton fenomenin brazilian Ronaldo për shpejtësinë, teknikën dhe kualitetin e realizimit", ka thënë ish-trajneri i Leaos, Tiago Fernandes, përcjell "Tuttomercatoweb".

Portugezi 20-vjeçar është transferuar këtë verë te Milani nga Lille për 35 milionë euro.

Fernandes kishte qenë trajner i Leaos në grupmosha të reja te Sportingu.

"Ai ende duhet të përmirësohet në ajër, por unë dua t'u them tifozëve të Milanit se Leao është kampion që mund të vendosë ndeshjet vetë. Ai sigurisht se ka talent për të luajtur për Real Madridin, Barcelonën apo skuadrat më të mira në Evropë. Atë e pret një karrierë e lavdishme", ka thënë Fernandes.

A ka ndikim nëse pini kafe në mbrëmje? Mësojeni një herë e mirë
Vulin: Ushtria e Serbisë duhet të vazhdojë të investojë që ta ruajmë paqen edhe në Ballkan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration