Lakra sjell tri përfitime të mëdha për shëndetin
Trupi dhe shëndeti

Lakra sjell tri përfitime të mëdha për shëndetin

11.Sep.2018 09:09
0

Familja e lakrave përfshin një lloj varietetesh perimesh si brokoli, lakër brukseli, lakra, lulelakër, kale, si dhe rrepat.

Këto janë minierë mineralesh dhe vlera ushqyese, transmeton kp.

Më poshtë do të rendisim tri përfitime që merrni kur konsumoni lakër:

Më pak qeliza anormale

Lakrat përmban sulforan, antioksidant i fuqishëm i cili “aktivizon” enzimat mbrojtëse të organizmit dhe lufton qelizat burimore të kancerit.

Luftojnë depresionin

Një studim i vitit 2015 zbuloi se sulforafani vepronte si një antidepresant. Vetitë anti-inflamatore të perimeve të familjes së lakrave luajnë gjithashtu një rol në parandalimin e depresionit. Duke reduktuar inflamacionin në tru dhe trup, mund të ulni rrezikun për t’u prekur nga ankthi apo depresioni.

Përmirësim i shëndetit kardiovaskular

Hulumtimet kanë treguar se sulforaphani punon për të reduktuar inflamimin në muret arteriale, gjë që ndihmon në parandalimin e trashjes së mureve të zemrës. Për më tepër, studimet tregojnë se sulforafani mund të jetë gjithashtu në gjendje të rritë mekanizmat e mbrojtjes natyrale në trup për të mbrojtur arteriet nga pllakëzimi.

Nexhmije Pagarusha nderohet për kontributin e saj në muzikë
Conte zëvendëson Mourinhon nëse largohet nga Unitedi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration