Ky është shqiptari i parë në krye të Gjykatës Supreme në Maqedoni
Rajoni dhe Politika

Ky është shqiptari i parë në krye të Gjykatës Supreme në Maqedoni

11.Sep.2019 09:44
0

Gjykatësi suprem, Faik Arsllani, është shqiptari i parë i cili është zgjedhur për ushtrues detyre kryetar i Gjykatës Supreme, pas shkarkimit të kryetarit Jovo Vangellovski. Në seancën e sotme, Pas dy vitesh tentime të pasuksesshme, sot Këshilli Gjyqësor e ka shkarkuar Vangellovskin edhe nga funksioni gjykatës.

Shkarkimi i Vangellovskit është propozuar së bashku me dy gjyqtarë të tjerë suprem, të cilët së bashku i mbivotuan dy kolegë në këshillin penal të Gjykatës Supreme, me çka ia hoqën paraburgimin Sead Koçanit, i cili atëherë ishte i arratisur.

Ndryshe, opinioni e dëgjoi Vangellovskin në bombat duke kurdisur një lëndë gjyqësore me ish-ministrin Mile Janakieski, pastaj në diskutimin e një zyrtari të qeverisë me bashkëbisedues ku shpalosin momente komprometuese për të. Në një raport të veçantë e ka theksuar edhe prokurorja speciale Katica Janeva si gjykatës, kryetari i gjykatës më të lartë, i cili kryen ndikime partiake dhe direktiva, por deri më sot, ai nuk ka dhënë dorëheqje

Kosova i jep fund serisë pa humbje – mposhtet nga Anglia, por nuk turpërohet
Trump e shkarkon Këshilltarin për Siguri Kombëtare John Bolton
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration