Ky është 55-vjeçari shqiptar që vrau vajzën dhe dhëndrin natën e Vitit të Ri, ja dyshimet
Rajoni dhe Politika

Ky është 55-vjeçari shqiptar që vrau vajzën dhe dhëndrin natën e Vitit të Ri, ja dyshimet

02.Jan.2020 10:11
0

Tragjedi në një familje me origjinë shqiptare në Melbourne të Australisë. Shkon në dy numri i viktimave dhe autori i cili qëlloi veten pasi vrau të bijën dhe bashkëshortin e saj ndodhet në gjendje kritike në spital.
“Daily Mail” dhe mediat austrialiane kanë publikuar lajmin konfirmuar nga policia vendase.

Djali ka vdekur në spital një ditë pasi ai dhe gruaja e tij e re dyshohet se u qëlluan nga vjehrri. Veton Musai, 29 vjeç, humbi betejën me jetën të mërkurën, një ditë pasi gruaja e tij Lindita Musai vdiq në vendin e ngjarjes.

Çifti, raportojnë mediat dyshohet se janë sulmuar në shtëpinë e tyre në Yarraville, Melbourne perëndimor rreth orës 10.30 të së martës, vetëm pak orë para se të ndërroheshin vitet. 

 

Tragjedi në familjen shqiptare: Babai i merr jetën vajzës dhe bashkëshortit të saj në prag të Vitit të Ri.

Babai i Lindita Musai, 55-vjeçari Osman Shaptafaj, është akoma në gjendje kritike në spital me plagë arme pasi qëlloi veten pas krimit.

 

Sipas mediave australiane, Osman Shaptafaj, shkoi në shtëpinë e çiftit, që sapo kishte festuar përvjetorin e parë të martesës dhe qëlloi për vdekje të bijën 25-vjeçare, e cila humbi jetën në vendngjarje. Policia vendase tha se pistë paraprake për ngjarjen është një mosmarrëveshje familjare.

Ata u gjetën në hyrjen e përparme të shtëpisë së tyre me plagë arme në trup.

Një armë u gjet në fund të rrugës ku banonte cifti shqiptar. Hetuesit tani janë duke u përpjekur të gjejnë se çfarë e shtyu burrin të hapte zjarr mbi të bijën dhe dhëndrin.

​Njerëzit gabimisht i mbajnë mend faktet, përhapin 'lajme të rreme' kur flasin me të tjerë
Alma, boshnjakja që do zë postin e ministres së drejtësisë në qeverinë e Kurz
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration