Kuvendi mban dy seanca
Rajoni dhe Politika

Kuvendi mban dy seanca

11.Sep.2018 09:09
0

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca. Njëra do të jetë e jashtëzakonshme dhe do të mbahet me fillim nga ora 14:00, kurse ajo plenare është paraparë të mbahet nga ora 14:30.

Në seancën e jashtëzakonshme do të votohet për tri projektligje: Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët” dhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.

Po ashtu, deputetët do të shqyrtojnë edhe Projektligjin për aderimin e Kosovës në Marrëveshjen për themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA).

Pas përfundimit të kësaj seance, Kuvendi do të vazhdojë punimet me pikat e mbetura nga seanca e datës 14 shtator.

Rendi i ditës për seancën plenare:

  • Koha për pyetje parlamentare,
  • Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
  • Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,
  • Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,
  • Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
  • Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,
  • Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-059 për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-035 për veprimtaritë hidrometeorologjike,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
  • Votimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,
  • Votimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017,
  • Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2017,
  • Votimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2017,
  • Votimi i Raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2017,
  • Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2017,
  • Votimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2017,
  • Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2017;
  • Votimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore,
  • Votimi i Propozimit të grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,
  • Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit te RTK-së,
  • Votimi për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për (1) një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
  • Votimi i Propozimit për zëvendësimin e dy (2) anëtarëve të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës,
  • Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.
Washington Post: Ndryshimi i kufijve ide e tmerrshme, por e mundshme
Mustafa: Gjysma e Preshevës dhe Bujanocit ngelen në Serbi, Tërnoci shkon me Kosovën (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration