Kush është 22-vjeçarja Fjolla Ujkani, deputetja më e re në historinë e Kuvendit të Kosovës
Rajoni dhe Politika

Kush është 22-vjeçarja Fjolla Ujkani, deputetja më e re në historinë e Kuvendit të Kosovës

27.Dec.2019 08:15
0

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, është deputetja më e re e zgjedhur ndonjëherë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Seanca e sotme u hap nën drejtimin e deputetit më të moshuar të Kuvendit, Jahja Kokës. Ndërsa deputetja Ujkani, si deputetja më e re në këtë legjislaturë, e ndihmoi atë ta udhëheqë seancën.

Fjolla Ujkani është deputetja 22-vjeçe e legjislaturës së shtatë së Kosovës. 

Ajo u zgjodh deputete nga radhët e Vetëvendosjes, duke marrë gjithsej 7.880 vota. Ujkani dhe deputetet e tjera gra të VV’së kanë arritur të hyjnë në Kuvend pa ndihmën e kuotës gjinore. 

Fjolla Ujkani u lind me 13 maj 1997, në fshatin Reznik, komuna e Vushtrrisë. Ka diplomuar në nivelin Bachelor, Shkenca Politike, në Universitetin e Prishtinës.

Nga viti 2017 është anëtare e Kuvendit Komunal në Vushtrri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe anëtare e Komitetit për Politikë dhe Financa.

 

Ujkani në llogaritë e saj në rrjete socialet ka komentuar zhvillimet e fundit në negociatat që partia e saj po i bën me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Një popull për ndryshim, një kllikë për barikadim!”, kishte shkruar ajo në Facebook më 20 dhjetor.

Nënkryetarja e LVV’së, Fatmire Kollcaku, sot ka publikuar një fotografi nga Kuvendit i Kosovës, duke e prezantuar deputeten më të re të Grupit Partlamentar të Vetëvendosjes. 

Nën drejtimin e Ujkanit dhe deputetit më të vjetër, sot u konstitua kuvendit i Kosovës dhe u zgjodh kryeparlamentari i ri, Glauk Konjufca.

Milo: Qeveria e re e Kosovës nuk do të ketë jetëgjatësi, ja pse
Mësoni skenarët se si mund ta formojë VV qeverinë e re
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration