Kur shqiptari u bë grek në Stamboll
Kulturë

Kur shqiptari u bë grek në Stamboll

20.Aug.2019 22:06
0

Kur jeni në Arnavutkoy (Fshati Shqiptar), gjënë e parë që e vëreni është prestigjioziteti i këtij vendbanimi qe gjendet në brigjet e Bosforit, në pjesën evropiane të Stambollit.

Daut Dauti

Arnavutkoy është një vend i bukur që mund të përshkruhet si përrallor ose që ekziston vetëm në ëndrra. Pos shtëpive të bukura dhe restoranteve luksoze dhe të zakonshme, që kryesisht shërbejnë specialitete të peshkut, aty gjendet edhe Robert College, një shkollë amerikane me renome të lartë që është hapur në vitin 1863. Duhet theksuar se në këtë shkollë kanë studiuar shumë rilindas tanë.

Vendbanimi është themeluar në shekullin IV të erës sonë nga grekët dhe është quajtur Hestai, por më vonë edhe Promotu dhe Anaplus. Emrin e tanishëm (Arnavutkoy) e mori në vitin 1468, gjashtë vite pas pushtimit të Stambollit – i cili deri atëherë quhej Konstantinopojë – nga Perandoria Otomane, e cila aty solli një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve.

Me ardhjen e shqiptarëve, shumica myslimanë, por kishte edhe të krishterë, gjërat ndryshuan. Shqiptarët morën vendbanimin në dorë, por epërsia e tyre nuk zgjati shumë. Brenda një shekulli shqiptarët u ‘shkrinë’ në grekë dhe të gjithë u bënë pjesëtarë të Kishës Ortodokse Greke.

Kah mesi i shekullit të XVII, Evliya Çelebi e përshkruan Arnavutkoy-in si një vendbanim të lakmueshëm me shtëpi të bukura dhe me plot pemishte dhe vreshta të cilat ishin pronë të grekëve dhe hebrenjve. Myslimanët kishin rënë në minoritet të parëndësishëm dhe vendbanimi nuk kishte asnjë xhami.

Në shekullin XVIII, Arnavutkoy përshkruhet si vendbanim tërësisht grek. Pas shekullit XVIII, vendi gradualisht popullohet me armenë të cilët deri në Luftën e Parë Botërore kanë dominuar ndaj grekëve.

Me fjalë tjera, Arnavutkoy, një vendbanim me emër të shqiptarëve, vetëm për një kohë të shkurtër ka qenë ashtu siç e përshkruan emri.

Ky është një rast i cili tregon për një segment të asimilimit të shqiptarëve.

Por, shqiptarët në këtë rast, janë asimiluar në grekë e jo në turq.

Fatalitetet rrugore: Cilat vende të BE-së janë më të rrezikshmet?
Ugljanin: Platforma e SDAS, çelës për zgjidhje politike të problemeve territoriale në Ballkan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration