Kujdes: Në Facebook po qarkullon ky mesazh mashtrues rreth llogarisë suaj
Shkencë dhe teknologji

Kujdes: Në Facebook po qarkullon ky mesazh mashtrues rreth llogarisë suaj

11.Sep.2018 01:09
0

Një mesazh mashtrues ditëve të fundit është duke qarkulluar në Facebook,  duke u thënë përdoruesve se dikush ka klonuar llogaritë e tyre dhe se atë mesazh duhet përcjellur tek miqtë tjerë për t’i njoftuar.

‘Përshëndetje. Unë në fakt kisha një kërkesë tjetër miqësie dje nga ju, të cilën e injorova. Kështu që ju duhet ta kontrolloni llogarinë tuaj. Mbajeni gishtin në mesazh derisa të shfaqet butoni përpara pastaj shtype dhe përcillja të gjithë miqëve tu. Do të ishte mirë që ta shihnin njerëzit individualisht. Paqi fat’’

Kështu është përmbajtja e mesazhit mashtrues që po qarkullon në Facebook, transmeton Periskopi.

Facebook thotë se nuk ka virus të bashkangjitur me mesazhin, por nëse veç ju vije një i tillë, duhet ta fshini atë.

”Ne kemi dëgjuar se disa njerëz po shohin mesazhe për llogaritë që klonohen në Facebook. Ai merr formën e llojit të njoftimit zingjiror’’,  tha një zyrtar i Facebook.

Facebook i klonuar do të thotë  kur dikush krijon një llogari dhe vjedh fotot tuaja dhe informacionet personale dhe më pas dërgon kërkesa për miqtë që tashmë i keni në listën tuaj.

Sidoqoftë, nëse mendoni se jeni viktimë e klonimit, duhet të kontrolloni dhe të shihni nëse ekziston një llogari tjetër e njëjtë me tuajën./PeriskopiImage

Gjermanët morën Beogradin me vetëm shtatë ushtarë
PE raport për Serbinë, përfshinë korrigjimi i kufijve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration