Kujdes! As sheqernat natyralë nuk janë të parrezikshëm
Trupi dhe shëndeti

Kujdes! As sheqernat natyralë nuk janë të parrezikshëm

14.Oct.2019 14:53
0

Fruktoza lidhet me sëmundjet e zemrës dhe veshkave, demencinë, hipertensionin, madje edhe me kancerin

As sheqernat natyralë nga pemët nuk janë tërësisht të padëmshëm, siç mendohet zakonisht, transmeton Telegrafi.

Fruktoza e njohur mirë lidhet me sëmundjet e zemrës dhe të veshkave, demencinë, hipertensionin, madje edhe me kancerin, theksojnë shkencëtarët e Universitetit Bandor nga Wales.

Ndryshe, fruktoza në vend të sheqerit të bardhë i shtohet ushqimit.

Hulumtimet më të reja tregojnë edhe që sasi më të mëdha të lëngjeve natyrale i ndihmojnë zhvillimit të karcinomit të zorrës së trashë.

Sasia e madhe e sheqerit në një gotë të lëngut të freskët, nëse konsumohet pa kontroll, mund të çojë edhe deri te shtimi i peshës trupore, prandaj nuk rekomandohen më shumë se 150 ml në ditë.

Sasia e madhe e fruktozës mund të dëmtojë edhe mëlçinë, sepse e stërngarkon.

 

Sheqeri natyral lidhet edhe me proteinat e grumbulluara të beta-amiloideve në tru, të cilat konsiderohen përgjegjëse për shfaqje të Alchajmerit.

Kuo: iPhone SE 2 do të ketë çmim fillestar prej 399 dollarëve
Projekti ngjethës i artistit për dhunën në familje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration