Kufijtë Kosovë-Serbi, Basha pohon për herë të parë: Çfarë më kërkuan serbët?!
Rajoni dhe Politika

Kufijtë Kosovë-Serbi, Basha pohon për herë të parë: Çfarë më kërkuan serbët?!

18.May.2019 00:33
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar për herë të parë se edhe atij kur ishte ministër i Jashtëm i ishte propozuar nga Serbia ndryshimi i kufijve.Të njëjtën deklaratë bëri edhe pak ditë më parë Besnik Mustafaj.

Basha tha gjithashtu se këto ide të Ivica Daçiçit, nuk ia kishte marrë mendja se do t’i dëgjonte si ide origjinale nga goja e Edi Ramës dhe e Hadhim Thaçit.

“Në lidhje me historinë e hapjes sërish të diskutimit të kufijve. Një miku ynë i përbashkët, ish-Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj tha para pak ditësh se çdo ministri të Jashtëm i është propozuar ndryshimi i kufijve të Kosovës. S’e kam thënë më parë, por po e them tani nga Londra: Po, po. Edhe mua më është propozaur. Kanë ardhur, në atë kohë,  autoritetet serbe dhe më kanë paraqitur idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Këtë e di unë, e di udhëheqja aktuale e Kosovës, se i kam informiar, e dinë partnerët tanë nga Uashingtoni në Londër, nga Brukseli në Berlin.

Serbi: 75% e të rinjve duan të emigrojnë
Përfaqësues politik të Luginës përfundojnë vizitën në SHBA (deklarata)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration