
Kryediplomati amerikan: Propozim për zgjidhje me dy shtete në Palestinë dhe Izrael
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gabi Ashkenazi, njofton Departamenti Amerikan i Shtetit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të dy homologët kanë folur për sigurinë e rajonit dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në lidhje me këtë çështje.
Blinken në bisedë ka folur rreth qasjes së SHBA-së ndaj Izraelit, Palestinës dhe Lindjes së Mesme. "Sekretari theksoi gjithashtu besimin e Administratës Biden se zgjidhja me dy shtete është mënyra më e mirë për të siguruar të ardhmen e Izraelit si një shtet hebre dhe demokratik, duke jetuar në paqe së bashku me një shtet palestinez të qëndrueshëm dhe demokratik", thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit Blinken, Ashkenazi-t i tha se administrata e Washington-it do të vazhdojë angazhimin ndaj Izraelit në platformat ndërkombëtare.