Kovac në rrezik, Wenger dhe Zidane në listën e ngushtë të Bayernit
Sport

Kovac në rrezik, Wenger dhe Zidane në listën e ngushtë të Bayernit

16.Sep.2018 21:09
0

Trajneri kroat, Niko Kovac është duke rrezikuar shkarkimin nga puna e tij te gjiganti gjerman, Bayern Munichu.

Bavarezët nuk e kanë filluar aspak mirë kampionatin në Bundesliga, pasi në shtatë ndeshjet e para kanë katër fitore, një barazim dhe dy humbje duke u renditur në pozitën e gjashtë.

Bayerni ka hasur në vështirësi edhe në Ligën e Kampionëve duke mposhtur me vështirësi Benfican dhe duke barazuar në shtëpi me Ajaxin.

 

Kjo formë jo e mirë dhe rezultatet jo të pritura kanë bërë që trajneri kroat, Kovac, të rrezikohet nga shkarkimi.

Gazeta e njohur gjermane BILD ka folur rreth kësaj çështje duke shkruar edhe për zëvendësuesit e mundshëm të Kovacit në stolin e Bayernit.

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është i pari që po lidhet me këtë punë dhe nëse vazhdohet me këto rezultate negative, shpejt mund të shohin në krye të skuadrës gjermane.

Përveç Wengerit, drejtori i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge ka në mendje edhe një trajner tjetër francez, Zidane Zidanen.

Rumennigge mund të zgjedh njërin nga këta dy trajnerët e lirë për të marrë drejtimin e skuadrës, pasi edhe disa lojtarë si Joames Rodriguez dhe Mats Hummels kanë dal kundër trajnerit Kovac. /Telegrafi/

Thaçi: Marrëveshjen e nënshkruaj nëse SHBA, BE dhe NATO japin garanci se Serbia do ta njohë Kosovën
PDSH kandidon Enver Memetin për bartës të listës për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration