Kosova “shkel” Maltën, mbetet në krye të grupit
Sport

Kosova “shkel” Maltën, mbetet në krye të grupit

11.Sep.2018 01:09
0

Kosova ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në udhëtim te Malta në kuadër të Ligës së Kombeve, për ta mbajtur kreun e tabelës në Grupin 3.

Rezultati përfundimtar i takimit të sotëm ishte 0-5, transmeton Koha.net.

Golin e parë e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 15 pas asistimit nga Milot Rashica. Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Kosova ishte edhe më efikase, duke shënuar katër herë.

Në minutën e 70 Benjamin Kololli shënoi gol të bukur, duke e paraboluar portierin kundërshtar.

Për dy minuta shënoi dy herë Donis Avdijaj, pas asistimit nga Muriqi e Rashica. E ky i fundit shënoi golin e fundit të takimit në minutën e 80, me një goditje të bukur jashtë zonës së rreptësisë.

Në Grupin 3 Kosova është lider me 11 pikë, kurse Malta në vendin e fundit ka 2 pikë.

Në të njëjtin grup ka shënuar fitore edhe rivali direkt i Kosovës për vendin e parë Azerbajxhani.

Azerët e mposhtën në shtëpi Ishujt Faroe me rezultat prej 2-0.

Golat e këtij takimi i shënuan Nazarov e Madatov.

Kosova e pret të martën, më 20 nëntor, në Prishtinë kombëtaren e Azerbajxhanit për ta mbyllur dilemën e liderit në Grupin 3 të Ligës D.

Shqipëria turpërohet në shtëpi, humb 4 me zero nga Skocia
Sinani: Mbyllja e shtëpisë së kulturës në Preshevë, logjikë diskriminuese e organeve shtetërore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration