Kosova me humbje të thellë ndaj Anglisë, tani vëmendja te ndeshjet e marsit
Sport

Kosova me humbje të thellë ndaj Anglisë, tani vëmendja te ndeshjet e marsit

17.Nov.2019 22:23
0

Kosova ka humbur edhe Anglia me rezultat 4-0, duke e mbyllur fazën e grupeve në vendin e tretë me 11 pikë.

Ndeshja nisi më mirë për ne që provuan me Atdhe Nuhiu, por goditja e tij me kokë shkoi në duart e portierit Nick Pope.

 

Raheem Sterling dhe Callum Hudson-Odoi treguan se nuk do të jetë e lehtë, duke tentuar portën, të dy, por Arijanet Muriq ishte në vend.

Goli për angelzët nuk vonoi. Në minutën e 32-të anglezët shënuan. Ishte Alex Oxlade-Chamberlain që pason bukur për Harry Winks i cili i vetëm shënon për 1-0.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Kosova tentoi me Ibrahim  Dreshevic dhe Milot Rashicën, por goditjet e tyre nuk sollën sukses.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e anglezëve.

Në pjesën e dytë ekipi ynë e nisi shumë mirë, duke i radhitur tastet.

 

Pamje e ndeshjes . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Në minutën e 50-të, Valon Berisha gjuan bukur, ndërsa goditja e tij devijohet nga Amir Rrahmani, por nuk kishte fat, pasi topi shkoi ngjitur me shtyllën.

Pas tre minushash edhe një herë Rrahmani në rast të mirë, por goditja e tij me kokë ishte për tu harruar.

Në minutën e 62-të ishte Harry Kane në rast të mirë, por gjuajtja e tij shkoi në shtyllë.

Harry Kane . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Anglia e mbylli ndeshjen në minutën 79-të kur Kane përfiton nga nja gabim i dyshes Aliti-Rrahmani, për të shënuar për 3-0.

Pas tre minutash Raheem Sterling pason bukur te Marcus Rashford i cili shënon për 3-0.

Marcus Rashford . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Në minutën e 90-të, një gabim tjetër në mbrojtjen tonë, kushton me gol. Dreshevic rrëshqet para porte, e Mason Mount shënon për 4-0.

Deri në fund nuk kishte më diçka për tu veçuar dhe Kosova i mbyll në vendin e tretë me 11 pikë këto eliminatore.

Kosova e ka dhe një rast të shkojë në Kampionatin Evropian, nga play-offi i Ligës së Kombeve.   /Telegrafi/

Hooper: Marrëveshja Kosovë-Serbi ekziston, çështja është zbatimi dhe përfshinë një shkëmbim territoresh
LVV-ja e LDK-ja s’e duan Nismën e AKR-në në Qeveri, vendi drejt zgjedhjeve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration