Kosova me dy agjenda në Nju-Jork
Rajoni dhe Politika

Kosova me dy agjenda në Nju-Jork

11.Sep.2018 09:09
0

Dy agjenda në kundërthënie me njëra-tjetrën do të barten nga udhëheqësit e shtetit këtë javë në Nju-Jork.

Presidenti Hashim Thaçi, i cili vazhdon ta promovojë idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë në kuadër të marrëveshjes finale, si dhe kryeministri Ramush Haradinaj, i pozicionuar kundër ndryshimit të kufijve - do të prezantohen në emër të Kosovës, në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të dy kanë paralajmëruar që punimet e Asamblesë t’i shfrytëzojnë për t’u takuar me zyrtarë të shtetit amerikan dhe liderë të tjerë botërorë.

Sipas kumtesës së Qeverisë, kryeministri Haradinaj do të zhvillojë takime me liderë dhe përfaqësues, dhe pjesë e agjendës do të jetë: “prezantimi i arritjeve të vendit, tërheqja e investimeve të huaja direkte, fuqizimi i marrëdhënieve bilaterale me shtetet pjesëmarrëse, takime me homologë nga shtetet evropiane”.

Sa i përket temës së dialogut me Serbinë, zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, i ka thënë gazetës se, “qasja e kryeministrit nuk ndryshon nga ato që ka deklaruar deri tani”.

Qëndrimet e kryeministrit janë në konflikt me propozimin e presidentit, i cili ka vënë në diskutim ndryshimin e kufijve. 

Bujanoci me potenciale të turizmit, komuna të angazhoj inspektor
Maska për lëkurë të butë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration