Kosova kërkon maksimumin në Maltë për ta pritur e qetë Azerbajxhanin
Sport

Kosova kërkon maksimumin në Maltë për ta pritur e qetë Azerbajxhanin

11.Sep.2018 01:09
0

Me dy barazimet ndaj Azerbajxhanit, Malta e ka ndihmuar rrugëtimin e Kosovës, rrugëtim që shpresohet të përfundojë në "Euro 2020". Ndihmë tjetër nga Malta nuk mund të pritet. Tani Kosovës i duhet të fitojë ndaj Maltës, për herë të dytë, që t'i afrohet synimit të madh. Ndeshja Malta - Kosova luhet të shtunën (sot) prej orës 18:00 në Ta'Qali të Maltës.

Kosova fiton grupin në rast të fitores dhe në ndeshjen tjetër Azerbajxhani nuk arrin fitore ndaj Ishujve Faroe. Por edhe në rast se nuk fiton grupin, Kosova i afrohet këtij suksesi me fitore ndaj Maltës, shkruan  Koha.

Në të vërtetë fitorja e Kosovës edhe pritet, bazuar në cilësinë e dy përfaqësueseve e po ashtu në formën e shfaqur së fundi. Malta është në seri prej 12 ndeshjeve pa fitore, në të cilat ka tri barazime e nëntë humbje. Kosova është në seri prej shtatë ndeshjeve pa humbje. Ka pesë fitore e dy barazime.

Më 11 tetor në Prishtinë, Kosova dëshmoi se ka dukshëm më tepër cilësi se Malta. Fitoi me shifrat 3:1 takimin e Grupit 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Pas katër xhirove, Kosova është e para në këtë grup me tetë pikë. Azerbajxhani është i dyti me gjashtë, Ishujt Faroe mbajnë vendin e tretë me katër pikë, ndërsa Malta inferiore është e fundit me dy pikë, falë dy barazimeve që ia nxori Azerbajxhanit. Ndeshjet e fundit të grupit luhen të martën. Kosova e pret Azerbajxhanin në ndeshjen që mund të vendosë për vend të parë, ndërsa takimi Malta - Ishujt Faroe mund të jetë më shumë për statistika.

Ndryshon përkufizimi 130 vjeçar për kilogramin, miratohet në Francë
Novi Sad: Përfundon konferenca evropiane kushtuar mediave të pakicave, Titulli nga Bujanoci partner zyrtar medial
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration