Kosova humb miqësoren, mposhtet nga Suedia
Sport

Kosova humb miqësoren, mposhtet nga Suedia

12.Jan.2020 21:09
0

Në Doha të Katarit, ka përfunduar ndeshja miqësore mes Suedisë dhe Kosovës. Në pasditën e sotme, në turneun e janarit në Doha, Përfaqësuesja e Kosovës u mposht nga Suedia.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Al Ahli Stadium”, Kosova pësoi humbje me rezultatin minimal 1-0 nga skandinavët. 

Pjesa e parë ishte e dominuar nga djemtë e Bernard Challandes, por pa gola. 

Ndërkaq, pjesa e dytë ishte më e balancuar, derisa Suedia e shënoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 74-t përmes Simon Hedlund.

Ashtu edhe siç pritej, përzgjedhësi Challandes testoi shumicën e futbollistëve të ftuar, si dhe ata të Superligës së Kosovës.

Kjo ndeshje shërbeu si përgatitje para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut në mars në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

Derviçani: Fshati që refuzon shqipen
Shefi i Facebook-ut paraqet vizionin e tij për 2030, tregon se çfarë synon të krijojë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration