Kosova gjunjëzon Çekinë në “Fadil Vokrri”, merr kreun në Grupin A
Sport

Kosova gjunjëzon Çekinë në “Fadil Vokrri”, merr kreun në Grupin A

07.Sep.2019 16:58
0

Kosova ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në “Fadil Vokrri” ndaj kombëtares së Çekisë, 2 me 1. 

Mysafirët e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 16 përmes sulmuesit Patrik Schick, transmeton Koha.net.

Por, Kosova barazoi shifrat përmes sulmuesit Vedat Muriqi që shënoi pas asistimit nga Rashani në minutën e 20 të ndeshjes.

E në pjesën e dytë “Dardanët” i elektrizoi Mërgim Vojvoda duke shënuar golin e epërsinë në minutën e 67 pas asistimit nga Valon Berisha.

Me këtë fitore Kosova e merr kreun e tabelës në Grupin A me tetë pikë, derisa Anglia e Çekia kanë nga gjashtë pikë.

Ndeshjen e radhës Kosova e luan në udhëtim pikërisht ndaj Anglisë.

Image
Gjykata në Francë vendos: Gjeli i zhurmshëm mund këndojë
Maqedonia Veriore sot kremton 28-vjetorin e pavarësisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration