Kosova e madhe, përmbysë gjithçka në fund dhe realizon fitore historike
Sport

Kosova e madhe, përmbysë gjithçka në fund dhe realizon fitore historike

10.Jun.2019 22:48
0

Njëherish kjo ishte fitorja e parë në histori në eliminatoret e Evropianit, pas tre barazimeve radhazi.

Kosova kaloi e para në epërsi, kur i zakonshmi Milot Rashica (14’) realizoi për 0-1.

Në vazhdim, vendasit ishin inekzistent në fushë, ndërsa Edon Zhegrova e Bersant Celina lëshuan goditje potente por jo të mjaftueshme për gol.

Atëherë kur mendohej se pjesa e parë do përfundonte me avantazhin e tanëve, në skenë doli Igor Popov (43’) që shfrytëzoi mjaft mirë gabimin e repartit defanziv për të baraspeshuar gjithçka.

Edhe pjesa e dytë nisi mire për bullgarët, kur Kristian Dimitrov (55’) përmbysi gjithçka për 2-1.

Megjithatë, Kosova u kundërpërgjigj shumë shpejtë duke barazuar gjithçka me Vedat Muriqin (64’), i cili shënoi me kokë pas krosimit të Benjamin Kolollit.

Vazhdimi i ndeshje shkoi totalisht në favorin tonë, duke dominuar gjithçka, por pa arritur të shënohej ai goli i epërsisë.

Goli i shumëpritur erdhi në fundin e ndeshje, kur zëvendësuesi Elbasan Rashani realizoi me kokë për fitoren historike të Kosovës, pas asistimit të Milot Rashicës.

Në anën tjetër, Çekia realizoi fitore bindëse 3-0 ndaj Malit të Zi, duke u renditur në pozitën e dytë me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Kosova një pozitë më poshtë. 

Trashëgimtarëve të Napoleon Bonoparti iu ofrua froni i Shqipërisë
Vuçiq: Korrigjimi i kufirit me Kosovën një ditë duhet të jetë në tavolinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration