Kosova akoma s’e di ku do të luajë me Maqedoninë gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve
Sport

Kosova akoma s’e di ku do të luajë me Maqedoninë gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve

26.Feb.2019 08:07
0

Ndeshja gjysmëfinale e Ligës D të Ligës së Kombeve ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës ende nuk është vendosur se ku do të zhvillohet. Kështu ka bërë të ditur të dielën në emisionin “Sporti Total” në KTV, ndihmëstrajneri i Maqedonisë, Xhengiz Rexhepi.

Trajneri i Llapit Rexhepi, ka theksuar se vendimi nëse do të luhet në Shkup apo në ndonjë qytet tjetër, do të vendoset pas zgjedhjeve për kryetar të ri të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, që do të mbahen më 17mars. Në këtë post, pritet të zgjidhet shqiptari Muhamed Sejdini, pasi është kandidati i vetëm për këtë post.

Por, trajneri tjetër shqiptar i Maqedonisë, Zekrija Ramadani, që drejton Feronikelin, beson se UEFA do të vendosë që ndeshja të luhet në Shkup.

Në fakt, në të kaluarën përballjet ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë asnjëherë nuk janë zhvilluar në Shkup, por herë në Prilep e herë në Strumicë.

Ndeshja gjysmëfinale e Ligës D të Ligës së Kombeve do të zhvillohet në muajin mars të vitit të ardhshëm dhe vetëm fituesi i Ligës do ta sigurojë biletën për evropianin e vitit 2020.

Rexhepi dhe Ramadani kanë folur edhe për ndikimin e madh të shqiptarëve në futbollin maqedonas dhe në kombëtare të Maqedonisë, ku në vitet e fundit, ftohen më shumë se pesë futbollistë.

Në elitën e futbollit maqedonas, bëjnë gara tri skuadra shqiptare të udhëhequra nga kampionia në fuqi dhe liderja e këtij edicioni, Shkëndija.

Shqipëria dhe Serbia drejt një pranvere Ballkanike
NASA: Në Hënë me 12 eksperimente të reja
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration