Kosnetti takon Lajçakun: Do punojmë bashkë për të arritur njohjen reciproke Kosovë-Serbi
Rajoni dhe Politika

Kosnetti takon Lajçakun: Do punojmë bashkë për të arritur njohjen reciproke Kosovë-Serbi

15.Oct.2020 07:44
0

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se do të punojnë bashkë me BE-në për të arritur qëllimin e përbashkët në dialogun Kosovë – Serbi, e që është njohja reciproke.

Kosnett, përmes një shkrimi në Twitter, është shprehur i kënaqur nga takimi që ka pasur me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, duke theksuar se marrëveshja e 4 shtatorit në Washington plotëson procesin e dialogut që po drejtohet nga BE-ja.

 

“I kënaqur pas takimit me Lajçakun, me të cilin diskutuam interesat e përbashkëta në vazhdimësinë e dialogut. Marrëveshjet e Washingtonit plotëson procesin e drejtuar nga BE-ja. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të arritur qëllime të përbashkëta, normalizimin dhe njohjen reciproke Kosovë-Serbi”, shkroi Kosnettt në Twitter.  

 
 
Putini "anulon" vizitën në Beograd si “ndëshkim për afrimin e Serbisë me SHBA-në”
Whyte: Republika Srpska apo shkëmbimi territorial në dialogun Kosovë-Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration