Kosnett: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi zhbllokon të ardhmen evropiane
Rajoni dhe Politika

Kosnett: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi zhbllokon të ardhmen evropiane

16.Jun.2019 09:41
0

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett po cilëson se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do t’i zhbllokonte të dy shtetet.

Përmes një shkrimi në Twitter, Kosnett ka thënë se Kosova dhe Serbia do të jenë gjithmonë fqinjë.

Sipas tij normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve do të zhbllokonte rrugën evropiane të të dy shteteve dhe do të siguronte stabilitet në regjion

“Kosova dhe Serbia do të jenë gjithmonë fqinjë, të lidhur në mënyrë të pazgjidhshme. Normalizimi është jetik për të zhbllokuar të ardhmen evropiane të të dy vendeve dhe është thelbesor për vendosjen e rajonit në një rrugë drejt stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit”, ka shkruar Kosnett.

Ndërkohë në një mesazh të mëhershëm, Kosnett theksoi se është e rëndësishme që Kosova ta lë pas të kaluarën dhe të fokusohet në një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/osova-serbia.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Detaje të reja mbi krimin në Gjermani, si e vrau 55-vjeçari kosovar gruan në makinë?
Tadiq: Vuçiq ua ka premtuar ndërkombëtarëve Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration